'Vjeshta në Dardhë' | Visit Dardha, Fshati turistik Dardhe Korçë ALBANIA



Kur Vjeshta troket në Dardhë
Të udhëtosh mes ngjyrave të vjeshtës në Dardhë të Korçës është një aventurë e paharrueshme. Turistët që vijnë në Dardhë, mahniten nga rregullsia e planimetrisë së shtëpive, arkitektura interesante, pastërtia shembullore nëpër rrugët me kalldrëm, që tani në shumicën e kohës, janë të mbushura me gjethe të verdha.

19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar.Dardha ia ka dalë të bëhet e njohur anembanë vendit, jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar që i kanë dhënë vendit.

#dardhe #dardhekorce #visitkorca

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *